Bora Zemani ka nisur pushimet dhe sigurisht nuk kanë munguar postimet e videot nga Bodrumi i Turqisë.
Por një kuriozitet i mah i fansave është nëse Bora ndodhet bashkë me Donaldin duke qenë se çifti tashmë janë ribashkuar.
Por jo, Bora ndodhet me pushime vetëm me djalin e saj, Arborin e këtë e tregojnë fotot që ajo poston, ndërsa Donaldi po vazhdon së bashku me Romeon e Elgitin koncertet në vendin tonë.
Moderatorja duket se po i shijon shumë këto pushime, por nuk përjashtohet mundësia që pas disa ditësh kur edhe Donaldi të jetë më i lirë, të nisin pushimet bashkë.