Lajme

Temperatura deri në 39 gradë Celsius/ Meterologët: Vetëm në këtë zona të Shqipërisë mund të ketë vranësira

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore veriore dhe verilindore. Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Republika e Kosovës

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar rrebeshe shiu, kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta duke rrezikuar momente me shira në pjesën më të madhe të MV por shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në MV.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht, Rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen gadishullin skandinav dhe rajoni i Balltikut. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

MË TË LEXUARAT

To Top