Lajme

”Isha në një studio televizive”/ Grida Duma bën rrëfimin e rrallë: Në atë moment jeta ime ndryshoi

Deputetja e djathtë Grida Duma, ka treguar në “E diell” në ekranin e “Top Channel”, se cili ka qenë momenti kur ka kuptuar se duhej të bëhej pjesë e politikës. Ajo tregoi se në atë moment ishte në një studio televizive, e ftuar si analiste përballë tre politikanëve të rinj.

Në një moment diskutimi mes tyre, Duma tha se kuptoi që duhet të bëhej pjesë e politikës.

“Unë e kam zbuluar duke qenë në studio televizive. U gjeta në një panel me dy tre politikanë të rinj të së majtës. Unë kam mbaruar filozofi dhe një nga avantazhet e mia është aftësia e debatimit, që fatmirësisht është në fakultetet tona. Atëherë e pashë veten që duhet të shkoja aty”, tregoi Grida Duma.

MË TË LEXUARAT

To Top