Lajme

Jeton në azil po i doli emri si miliardere, flet 90-vjeçarja: Erdhën dy burra më thanë firmos këtu ti

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton si pronare e disa kompanive të lidhura me inceneratorët, ka folur në lidhje me mënyrën e përfshirjes së identitetit të saj në aferën e korr uptive.

Përmes një interviste të dhënë për Syri Tv, 90-vjeçarja thotë se ka dy vite e gjysmë që jeton në azil, pasi tërmeti i vitit 2019 i prishi banesën.

Ajo shton se një moment kursimet e saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë ishin bllokuar dhe në në azil iu paraqitën dy persona që pretendonin se ishin prokuror, të cilët i dhanë një letër për të firmosur në mënyrë që të zhbllokohej llogaria bankare.

Sipas saj ndoshta firmosja e këtij dokumenti dhe marria e të dhënave të pasaportës prej atyre personave ka bërë që kompanitë të hapen në emër të saj.

Ajo thekson se shtyhet vetëm me pensionin e saj dhe shton se nga kjo histori nuk ka mundur të marrë as kursimet prej 600 mijë lekësh që ka pasur në bankë.

MË TË LEXUARAT

To Top