Moderatorja Elona Duro, e cila ka qenë shpesh opinioniste në “Përputhen Prime”, ishte së fundmi e ftuar në “E Diel”. Gjatë një interviste ajo u pyet për një defekt të Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit gjatë programit.
Elona tha se Bora vonohej gjithmonë në fillim të programit, teksa shtoi se dhe Olsa kishte faj për këtë.
“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik”, u shpreh ajo.