Lajme

Shqiptarët po ikin në Gjermani/ Në fabrikat e vendit po vijnë punëtorë nga Baglandeshi

Fasoneria është një nga sektorët me zhvillimin dhe rritjen më të shpejtë gjatë 2022-it në ekonominë shqiptare.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës për të përballuar kërkesën prej muajsh po kërkohet forcë vendase, që nuk po gjendet. Rroga nuk është një arsye sipas tyre

“Në vitin e fundit kemi rritur pagat nga 15-20% në sektorin tonë. Paga mesatare neto ka shkuar 38 00 lekë që konsiderohet e arsyeshme për krahun e pakualifikuar. Duhet thënë edhe se Shqipëria përfiton vetëm nga pjesa e qepjes, nuk e ka të gjithë ciklin e plotë dhe pjesa kryesore e fitimit i mbetet klientit tonë. Ne po përpiqemi të investojmë në teknologji që të bëjmë një cikël të mbyllur në tekstile.”

Në këto kushte fasoneria ka hedhur sytë nga punëtorët e huaj, më konkretisht në tregun aziatik, pasi me ata nga Bangladeshi marrëdhëniet e punës nuk kanë zgjatur.

MË TË LEXUARAT

To Top