Për herë të parë pas 20 vitesh monedhat Euro nuk është shumë larg shkëmbimit 1:1. Euro ka pësuar një rënie drastike gjatë ditëve të fundit ndërsa Dollari ka treguar se po forcohet si ndaj monedhës së BE-së dhe ndaj Paundit britanik.
Në kontinent ekziston frika e recesionit e nxitur nga inflacioni i lartë për shkak të pasigurisë së furnizimit me energji, si rrjedhojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Bashkimi Europian merrte rreth 40% të gazit nga Rusia përpara luftës, ndërsa tani Kremlini ka ndaluar plotësisht gazin për disa shtete si dhe ka ulur me 60% furnizimin e Gjermanisë përmes Nord Stream.
Kriza energjitike po shoqërohet me një ngadalësim ekonomik ndërsa ekspertët janë skeptikë nëse Banka Qendrore Eruopiane do të mund të implementojë politika për të ulur inflacionin. Inflacioni në Eurozonë, për herë të parë që nga 2011, qëndron në 8.6%.