Rozë

Sabri Fjezullahu thumbon këngëtarët shqiptarë: As aktorët e njohur nuk kanë kaq truproja sa këta

Sabri Fejzullahu është një nga ikonat e muzikës shqiptare. Me një karrierë të gjatë në skenë, artisti ishte së fundmi në “Alb Fest” në Zvicër së bashku me shumë këngëtarë të rinj shqiptarë. Por në një intervistë për “Mirage” ai i ka ironizuar këta të fundit.

“Unë e di para tyre se çfarë është imazhi, indjek edhe ndryshimet e kohës, por shumë truprojë, shumë e sforcuar, kur i shoh ata njerëz me syze, ose kur një këngëtar/e e shoqërojnë 5 roje është e pamundur. Nuk është e nevojshme, ata shtyjnë publikun”, ka thënë Sabriu.

Ai ka vijuar më tej duke shtuar se, “Shpesh i pyes a janë në konflikt me dikë, ose familjarët e tyre,që duhet të shkojnë të këndojnë me truprojë. As Robert de Niro nuk ka aq truproja sa kanë këta“, ka thënë artisti.

MË TË LEXUARAT

To Top