Ditën e sotme, vogëlushja e Bes Kallakut dhe xhensila Myrtzajit feston ditëlindjen e katërt. Ishte babi Besi ai që bëri urimin e parë në rrjet, shumë të ndjerë dhe plot emocione.
Por edhe pse urimi i Xhensilës erdhi i dyti, ai ishte njësoj i ndjerë, vëtëm se kësaj i shtohet edhe video më emocionuese që një nënë mund të ketë. Momenti kur Ajka erdhi në jetë është filmuar dhe këngëtarja e ka ndarë sot me ndjekësit e saj në Instagram.
“Ora 11:50 \12 Korrik \2018 🙏
Momenti ku e ndjeva ekzistencen e Zotit si kurr me pare. E ndjej akoma aromen e Parajses qe solle tek une, e ngrohtesin tek faqja, qe me ngrohu zemren perjetesisht. Shtepi e shpirtit tim je ti❤️ Tretem per ty. Syt e mi, vena ime kryesore, ajri im.Gezuar ditelindjen dashuri hyjnore”, shkruan Xhensila Myrtezaji.