Inflacioni ka shkuar në 14.1 për qind, produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.
Çmimet e bukës, drithërave, mishit, pemëve dhe karburanteve veç për muajin qershor janë rritur dukshëm krahasuar me muajin paraprak të këtij viti.
Kështu ka treguar Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.
Në raportin e publikuar më 12 korrik, thuhet se rritja e çmimit të karburanteve arriti në 15.4 për qind, krahasuar me muajin maj apo 67,3% për dallim nga qershori i 2021-s. Njëkohësisht, kjo shënon rritjen më të madhe të çmimit të karburanteve.