Prej kohësh po qarkullonte si thashethem, por tanimë është e konfirmuar. Ish-kapiteni i Romës Francesco Totti do të divorcohet nga bashkëshortja e tij, moderatorja Ilary Blasi.
Çifti lidhën kurorë në vitin 2005, teksa marrëdhënia e tyre shpesh merrej si shembull pozitiv. Megjithatë duket se gjithçka ka marrë fund.
Sipas medieve italiane, arsyeja e ndarjes është lidhja e ish-futbollistit me një vajzë misterioze që e shoqëron kudo. Sipas tyre, lidhja vazhdon që prej nëntorit të vitit të kaluar. Vendimi për ndarjen është marrë në shkurt, por është shtyrë nisur nga presioni i madh ndaj tre fëmijëve që çifti ka.