Lajme

U tha se do i hiqej patenta, flet Zonja Eni dhe tregon si është e vërteta

Avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ankesën që është bërë nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës.

Kërkesa nga Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës që mund t’i rrezikojë heqjen e licensës Çobanit, është bërë pasi sipas tyre ajo ka thyer bojkotin e avokatëve duke marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet.

Eni Çobani ka reaguar së fundmi në lidhje me të gjitha lajmet, duke zbuluar se ajo nuk ka marrë ende asnjë ankesë zyrtare.

“Përshëndetje të gjithëve! E bëj këtë lidhje direkte nga zyra ime me dëshirën e mirë për të sqaruar një situatë jo të këndshme që sot në mëngjes është paraqitur. Më vjen shumë keq sepse e mira është që kur informacionet jepen në mënyrë publike duhet që të pyetet edhe pala e cila përmendet.

Për shkak të kohës që kam në dispozicion më duhet që të flas pak shpejt. Për t’ju qetësuar të tërëve, unë nuk jam e informuar zyrtarisht për asnjë lloj ankese. Më kanë çuar faqe të ndryshme shumë kolegë që u çuditën që si është e mundur, pasi unë kam një kalendar shumë të dendur në gjykatat e Shqipërisë gjë të cilën e vërtetojnë vetë qytetarët”– shprehet avokatja në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, të cilin e shoqëron me hashtagun #shiheminëgjyq.

MË TË LEXUARAT

To Top