Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Xhelal Sveçlën, ka ndarë mbi 42 mijë euro për blerjen dhe montimin e perdeve.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, bëhet me dije se këto perde do të montohen në objektet e kësaj ministrie.
Lexo Edhe:
Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 60 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 42 mijë e 728 euro.
Tenderin e ka fituar Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi O.P”.
Kontrata është nënshkruar më 8 korrik 2022 dhe kohëzgjatja e saj është 36 muaj.