Lajme

Vazhdon rritja e çmimeve, raportohet edhe se është rritur çmimi i druve

Ndonëse është stina e verës, drutë për ngrohje janë bërë gati për shitje. Por, në Lipjan duket se interesimi për to mungon, andaj tregtarët këtu kanë lënë vetëm numrat e kontaktit.

E një metër dru që para një viti blihej për 38 euro, tash kushton 12 euro më shtrenjtë, këtë e konfirmojnë tregtarët.

“50 euro, është rritë çmimi i druve sikurse krejt senet”, thotë një tregtar.

Të njëjtën çmim e ofron edhe kolegu i tij. “50 euro, se ka shpenzime e taksa krejt janë rritë, ska sen që s’u ngritë edhe në shërbim publik edhe në shërbim privat”.

MË TË LEXUARAT

To Top