Lajme

Problemet në sistem, ministrja e Arsimit: Regjistrimi për në klasë të parë do shtyhet deri në këto data

Duke qenë se e-albania u mbyll si pasojë e një su lmi kib ern etik, lexoni e-albania dhe faqet qeveritare mbyllen përkohësisht, AKSHI: Po përballemi me një sulm ki bern etik, afati i regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta që po kryheshin vetëm online, është shtyrë deri në një kohë të pacaktuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, zonja Evis Kushi, e cila në një postim në llogarinë e saj në Facebook shkruan: “Për shkak të s ulmit kibe rnetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”.

MË TË LEXUARAT

To Top