Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe.
“Disa orë pasi Rama dha lajmin për vendimin që do merrte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ndaj meje, jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes time në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Sali Berisha para mediave, duke pranuar ndalimin e hyrjes në Angli.
Më tej, ai ka lexuar dhe letrën për këtë sanksionim që vjen në vazhdën e atij amerikan. Referuar arsyeve britanike, të lexuara nga vetë Sali Berisha, ai konsiderohet si i lidhur me grupet kriminale dhe është i gatshëm t’i përdorë ato për të ardhur në pushtet.