Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga i nxehti afrikan. Në disa qytete të caktuara temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celcius, mirëpo nga dita e nesërme do të pësojnë një ulje të lehtë prej 2 deri në 3 gradë sa u përket vlerave maksimale.
Ndërkohë që gjatë ditës së enjte pritet që në vendin tonë të ketë edhe reshje lokale shiu. Sipas sinoptikanëve duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme pritet që të kemi një ulje graduale të temperaturave.