Ushqime

Ky është sekreti për të bërë tavën me patate më të mirë, nuk e keni ditur që duhet..

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve. Kjo është një ndër recetat që padyshim amvisat përgatisin sidomos fundjavave.

Por edhe kjo recetë, megjithëse e thjeshtë në dukje ka sekretet e saj kur vjen tek puna tek shija sa më perfekte.

Metoda që AgroWeb.org ju sjell më poshtë jo vetëm ka një shije të mrekullueshme por tava do të piqet në kohën më të shpejtë gjithashtu.

Përgatitja Perfekte e Pulës me Patate
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pulë mesatare 1 kg ose 4-5 kofsha pule

1 kg patate

2 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Rigon ose rozmarinë (erëzat sipas dëshirës)

Përgatitja
Gjithë sekreti i kësaj metode qendron tek zierja e patateve dhe mishit të pulës para se ta piqni.

Kjo mënyrë, jo vetëm që i jep tavës një shije fantastike por përgatitet në pak kohë ndryshe nga mënyrat e përgatitjes së zakonshme.

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të ndani pulën në thela, vendoseni në një tenxhere me ujë e kripë dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.

Ndërkohë, patatet qerojini nga lëkura dhe vendosni një tjetër tenxhere në zjarr.

Në momentin që uji nis të ziejë, shtoni aty patatet dhe lërini të ziejnë për 10 minuta, më pas patatet që keni zierë largojini nga uji.

Pasi edhe pula të ketë zierë për 15 minuta, merrni një tavë lyejeni me pak vaj ulliri, vendosni aty patatet e ndara më katër pjesë ose në patatet janë të mëdha ndajini në gjashtë pjesë, kriposni patatet dhe shtoni thelat e pulës ose kofshat e pulës .

Sipër tavës hidhini gjalpin e ndarë në copëza të vogla dhe një gotë nga lëngu i pulës që keni zierë, shtoni erëzat sipas preferencës.

Futeni të piqet në furrë për 30 minuta dhe më pas shijojeni të ngrohtë shoqëruar me sallata të freskëta të stinës etj.

MË TË LEXUARAT

To Top