Lajme

Shqipëria po vuan nga i nxehti afrikan, por në këtë vend ka rënë breshër i madh

Pas valëve të të nxehtit shirat dhe stuhitë g odi tën dhe dëm tuan zona të ndryshme të Cuneos në Itali. Veriu i Italisë ndodhet në mes të një vale moti të keq.

Në orët e fundit, Piemonte është përballur me një stuhi të madhe breshëri. Fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos.

Në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të emergjencës. Breshëri i fuqishëm ka shkaktuar d ëme të llojeve të ndryshme në makina dhe banesa.

Në orët e mëparshme, ARPA kishte lëshuar një alarm të verdhë për mot të keq dhe reshje intensive në të gjithë Piemonten, me përjashtim të zonave të Piemontes juglindore.

MË TË LEXUARAT

To Top