Lajme

Ndodhet me pushime në Greqi/ Princi i Kurorës së Arabisë Saudite ka marrë me vete dhe çarçafët

Princi i kurorës së Arabisë Saudite Mohammed Bin Salman është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi. Kjo është vizita e tij e parë në territorin evropian.

Vizita e princit të kurorës së Arabisë Saudite pritet të jetë me interes të veçantë diplomatik dhe ekonomik. Bin Salman duket se nuk i beson askujt pas rastit të vrasjes së Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, duke gjykuar nga ato që tha për SKAI-n Aris Portosalte.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite thuhet se ka kërkuar 300 limuzina për vizitën e tij në Greqi, ndërsa në bagazhin e tij ka edhe çarçafë dhe targa.

“Tema e ditës është vizita e princit të kurorës së Arabisë Saudite, i cili kërkoi të vinin 300 limuzina. Nuk kishim dhe i sjellim limuzinat nga shtetet fqinje. Ai vjen me tre avionë të tij. Ai ka rezervuar një hotel të tërë të tijën.

Ka sjellë gjithçka me vete: çarçafë, pjata. Nuk beson asgjë dhe nga vendi i tij do të dalë një kruese dhëmbësh” tha ai. Bin Salman do të jetë në Athinë sot dhe nesër. Takimi me kryeministrin Mitsotakis do të zhvillohet sot në Megaros Maximos.

Gjatë vizitës së tij pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke treguar interesin e fortë të palës saudite për investime të mëdha në Greqi.

MË TË LEXUARAT

To Top