Lajme

Koncerti për hapjen e negociatave/ Kjo ishte këngëtarja që e bëri Ramën të kërcente

Një koncert gjigant është duke u zhvilluar në sheshin “Skëndebej” ku po performojnë këngëtarët më të mirë, duke elektrizuar mijëra qytetarë të pranishëm në shesh.

Të pranishëm gjithashtu janë edhe politikanët shqiptarë duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe deri tek ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim.

Por momenti pikant i mbrëmjes ka qenë performimi i këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ka bërë edhe vetë kryeministrin Edi Rama të kërcejë nën ritmet e muzikës së saj, ndërsa këndoi këngën që përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.

MË TË LEXUARAT

To Top