Lajme

Vetëm po rriten çmimet/ Me vendim qeverie shqiptarët do të paguajnë më shumë për…

Çmimet e siguracionit për automjetet janë rritur në mënyrë të papritur, pa asnjë arsye me 10.3%. Qytetarët thonë që çmimet e reja kanë nisur këto muajt e fundit dhe janë të njëjta gati në të gjitha kompanitë e sigurimeve.

Rritje ka për të gjitha llojet e siguracioneve duke filluar që nga motocikletat e deti tek mjetet bujqësore. Qytetarët më së shumti sigurojnë automjetin, pasi është i detyruar nga policia, ndërsa sigurimi i shëndetit lihet pasdore.

Qytetarët konfirmojnë rritjen e çmimit të siguracioneve të automjeteve, ndërkohë që ankohen se mungojnë sqarimet se përse është shënuar kjo rritje.Gjithashtu, ajo që vihet re në sigurimet e automjeteve, është se nuk merret parasysh fuqia motorike e mjetit apo vitet e shoferit, siç është në disa shtet të Europës.

Pra, ashtu si në cdo sektor dhe fushë tjetër edhe këtu shqiptarët duhet të paguajnë me shumë se vitet e tjera, duke iu rritur akoma edhe më shumë shpenzimet.Thuajse nuk ka mbetur asgjë pa pësuar rritje në krahasim me vitet e kaluara, duke ia nderlikuar jetën më shumë cdo shqiptari dhe familjeve të tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top