Lajme

Mos po paralajmëron gjë? Ja pse Edi Rama ka filluar të vishet me rozë

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar luk. Ai ka zgjedhur që në seancën e fundit parlamentare të vishet me ngjyrën rozë. Kjo është një pamje ndryshe e Ramës, i cili në daljet e mëparshme është shfaqur me kostum të bardhë.

Në këtë seancë do të votohet shkarkimi i zv. kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut. Kjo seancë nuk do të shoqërohet me debat.

Pavarësisht kërkesës së bërë nga deputetët e Partisë Demokratike disa ditë më parë, Kuvendi e rrëzoi duke mos pranuar debatin.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook përfundimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë. “Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan Rama.

Pak më parë, anëtaret e reja të Këshillit të Ministrave, Belinda Ballukun si Zëvendëskryeministëre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhukën si Ministe Shteti dhe Kryenegociatore, janë betuar sort para Presidenti të Republikës, Bajram Begaj.

MË TË LEXUARAT

To Top