Lajme

Ndodh edhe kjo/ Gazetari shqiptar po jepte lajmet, pastruesja futet me fshesë

Gjatë një transmetimi live në televizion mund të ndodhin shumë gjëra të sikletshme për një gazetar që përfundojnë të bëhen virale.

Së fundmi, gjatë edicionit informativ në “News24”, gazetarit Edvin Peci, pastruesja i është bërë pjesë e studios duke mos e ditur që ai ishte në transmetim.

Teksa Peci nisi raportimin pastruesja kaloi mbrapa tij me fshesën në duar. Gazetari vijoji transmetimin në mënyrë profesionale duke u sjellë sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Dihet që episode të tilla ndodhinedhe në televizionet më të mëdha botërore, por normalisht duke jetuar në epokën e rrjeteve sociale, këto momente bëhen virale.SHIKO VIDEON

Vetëm urojmë që pastrueses mos t’i vijë ndonjë paralajmërim apo pushim nga puna, sepse kryesisht shefat e televizioneve shqiptare ngaqë janë vetë shumë të “përpiktë” nuk i durojnë dot skena të tilla.

Një skenë që në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe, thjesht duhet treguar më shumë vëmendje herë tjetër. Bravo gazetarit që e kaloi me shumë profesionalizëm.

MË TË LEXUARAT

To Top