Ditën e sotme, Elgit Doda ka publikuar projektin e tij më të ri “Nuk Muj”, një këngë që vazhdon linjën e baladave që ka publikuar së fundmi artisti, duke “sfiduar” pak edhe sezonin e kolegët, si për të treguar që në verë mund të jesh i suksesshëm edhe nëse nuk bën vetëm këngë ritmike.
Megjithatë, kthehemi tek kënga, e cila flet për një dashuri të përfunduar, një histori ndarje plot me emocione dhe që Elgiti për të ka pasur ndihmën edhe të Romeo Veshajt, për pjesën e tekstit.
Në fakt, binjakët Veshaj dhe këngëtari kanë bashkëpunuar për të gjithë projektet e tyre të fundit në muzikë dhe kështu ka ndodhur edhe në këtë rast. Gjë që nuk ka kaluar pa u vënë rë, duke qenë se kënga flet për një histori ndarje, me fjalët të ndjera, dhe fansat mendojnë se Romeo ja ka dedikuar dikujt fjalët. Pikë së pari, jo vetëm aktori e ka punuar tekstin, por edhe Elgiti, por duke qenë se ky i fundit është lumturisht i martuar me Klea Hutën, gjithë pesha e fjalëve bie mbi Romeon.
Nisur nga kjo, edhe nga fakti që lidhja e fundit publike e Romeos me Aleksia Peleshin ka mbaruar prej disa kohësh, fansat aludojnë se teksti mund të jetë frymëzuar apo ndoshta është edhe dedikim për të. Gjë që ka pak gjasa të jetë e vërtetë, sepse ndryshe nga Donaldi, historia e të cilit, ndonjëherë nga vetë ai, ndonjëherë edhe për shkak të palëve të treta, është bërë pjesë këngësh apo videosh, Romeo asnjëherë nuk i ka bërë pjesë të punës që bën marrëdhëniet që ka pasur apo ka.
Nga ana tjetër, sic e kemi thënë edhe më parë, sic jo cdo gjë që thotë Donaldi në Instagram apo në këngë nuk është kunjë për ish-banorët e Big Brother, edhe në këtë rast, jo cdo fjalë që Romeo mund të shkruajë është dedikim, ndonjëherë thjesht do të ndihmosh bashkëpunëtorin të nxjerri tekstin më të mirë të mundshëm dhe kaq. Fundja fare, hera e fundit që Elgiti dhe Romeo bënë një këngë bashkë, ishte dedikim për “pilotin e zemrës” së Monika Lubonjës, kështu që këtë herë mund të jetë edhe për dikë tjetër për aq sa dimë.
Megjithatë, mund të jetë edhe frymëzuar nga ndonjë histori e Romeos, ndoshta jo, sido që të jetë, “nuk muj” ta dimë të vërtetën pa ndonjë shenjë nga protagonistët, kështu që sytë 4 andej nga profilet e Instagram-it.