Ilir Vrenozi është një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale. Ai çdo gjë e shpreh hapur dhe pa dorashka e më së shumti komenton zhvillimet politike në vend.
Mirëpo së fundmi Iliri ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve. Babai i tij është i sëmurë dhe Iliri kërkon një krevat të lëvizshëm, i cili është i përshtatshëm për sëmundjen e tij.
Babai i Vrenozit është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë. Ai nuk shkon dot në tualet dhe të gjitha nevojat personale i kryen në krevatin ku qëndron shtirë. Mirëpo, në të tillë formë, familja e Ilirit nuk ia del dot dhe në këto momente babai ndodhet i shtrirë në dysheme.
Iliri thotë në videon-live se e kanë informuar për disa krevate që janë të përshtatshëm për këtë sëmundje, por deri më tani nuk e ka ndihmuar kush.
Ilir Vrenozi është një personazh shumë i njiohur në rrjetet sociale, ku njihet për kritika dhe qëndrimet e forta kundër qeverisë.
Ai është një simpatizant i thekur i PD dhe aktivist i madh i kësaj force politike. Urojmë që shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë.