Rozë

Majlinda Bregu jep këshilla si të qetësoheni në rast se keni qëndruar shumë mbi taka

I keni parasysh ato ditët e lodhshme majë takave duke rendur nga një cep në tjetrin? E kemi fjalën për ato ditët e stërgjata që duket se s’kanë fund. E dimë, po aq e pafundme është edhe dëshira për të mbathur një palë këpucë të sheshta. Si i bëhet?

Majlinda Bregu takes office as the Secretary General of the Regional Cooperation Council - European Western Balkans

Në videon e fundit të postuar në Instagram-in e saj, Majlinda Bregu na tregoi se kur lodhesh me taka, hiqi dhe vish ç’të të gjendet. Ish-deputetja e Partisë Demokratike shquhet për natyrën e saj sportive andaj nuk e ka menduar dy herë të veshë shapkat e mikes së saj, ndonëse këto i rrinin pak të mëdha. Ndjekësit jo vetëm që e kanë komplimentuar për këtë anë të saj të shkujdesur, por kanë edhe eksperiencat e tyre kur janë gjendur në një situata të ngjashme.

Kujtojmë se zonja Bregu është tërhequr nga skena politike që prej 2019-s. Ajo jeton tanimë në Sarajevë, ku vijon karrierën si sekretare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

MË TË LEXUARAT

To Top