Filloret Raçi, vazhdon të jetë emër shumë i dashur për publikun. Të gjithë e njohin si Fifi, për shkak të dashurisë së saj së madhe që ndan ajo me audiencën e saj.
Hyrja e saj në Big Brother Albania bëri bujë të madhe, kjo për shkak të disa problemeve shëndetësore që kishte.
Por, tani duket se ajo i është kthyer punës në mënyrën më të mirë, pasi ka sjellë këngë shumë të bukura.
Ajo çka bie në sy është pamja e saj, ku shihet se ka rënë shumë në peshë dhe po duket si loçkë.