Deri në orët e mesditës parashikohet që pjesa me e madhe e vendit tonë të jetë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore do të ketë edhe kalime të pakta vranësirash.
Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në një pjesë të mirë të territorit. Bregdeti mbetet pothuajse i gjithi në dominimin e motit të kthjellët
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë Kosovën. Ndërsa në vijim do të ketë shfaqje të vranësirave të pakta pjesërisht në zonat Veriore dhe Jugore të vendit, por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike që po mbizotërojnë në MV prej disa ditësh do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territor, duke bërë që paraditja të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Por orët vijuese sjellin kalime të pakta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në Veriperëndim të vendit.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Qendrore parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për rrebeshe të shoqëruara me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në rajonin e Ballkanit.