Këngëtarja e njohur Hikmete Ahmetaj, edhe këtë verë e ka tejet të angazhuar me mbrëmje muzikore, dasma e ahengje, për çka tregon edhe në faqet e saj në rrjete sociale.
E njohur për intrpretimin e mrekullueshëm live, Hikmete Ahmetaj bënë më të mirën në të gjitha dasmat ku ajo këndon.
Këngëtarja, e cila në projektin e fundit muzikor erdhi në bashkëpunim me Bleron, në këngën me titull “Habibi”, së fundi në një aheng në Zhur të Prizrenit këndoj në martesen e një çifti shumë special, pasi po martohej vëllai i pesë motrave.
Motrat dhe vëllai i vetëm, në këtë natë të pa harruar për familjen, kishin vendosur që ti bëjnë nënës surprizen më të bukur duke ia kënduar sëbashku me këngëtaren këngën e nënës.
Momenti kur Hikmete Ahmetaj nisë ta interpretoj këtë këngë dhe i bashkohen të pesë bijat në këndim, është vërtet emocionues.
Këngëtarja u kujdes ti këndonte edhe babait, që dukej i lumtur dhe mjaftë i emocionuar njëkohësisht.