Ish-banorja e “Big Brother Albania 9”, Gerta Shino në qershor u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë dhe fotot me vogëlushin nuk kanë munguar në rrjete sociale.
Por në një prej fotove të fundit, Gerta i ka dhënë vëmendje një fakti tjetër, si duket vërtet trupi i një nëne pas lindjes.
Ish-banorja e BB dhe blogerja ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit pasi fotoja e publikuar është pa efekte, fotoshop apo filtra. Kujtojmë që Gerta prej vitesh tashmë jeton në Norvegji me partnerin e saj, Florentin.