Britney Spears është vënë në qendër të vëmendjes këto kohët e fundit! Ajo tashmë ka bërë një reagim në “Instagram”, pas një deklarate të ish-burrit të saj Kevin Federline.
Ky i fundit tha se Britney ka disa muaj që nuk takohet me djemtë e saj adoleshentë, duke shtuar se janë ata që nuk duan ta takojnë artisten.
“Trishtohem kur dëgjoj që ish-bashkëshorti im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, të rrisësh djemtë adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti se arsyeja ka të bëjë me Instagramin tim. Ishte shumë kohë përpara Instagramit”,ka shkruar Britney.