“E faltë Zoti”, thotë një shofer furgoni për Edi Ramën, teksa ky i fundit publikon një video me impresionet e disa qytetarëve që kalojnë përgjatë aksit Kardhiq-Delvinë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me qytetarët që flasin nga aksi kombëtar Kardhiq-Delvinë, i cili ofron një spektakël të natyrës shqiptare bashkë me Sarandën që arrihet shumë më shpejt përmes tij, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama në Facebook.
Rruga kombëtare Kardhiq-Delvinë, e cila ka nisur të ndërtohet që në 2007, sëbashku me tunelin e Skërficës është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Ky aks i ri shkurton udhëtimin që lidh Tepelenën dhe Gjirokastrën me Sarandën, njëkohësisht rrit edhe sigurinë rrugore.
Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.
Rruga Kardhiq-Delvinë me një gjatës prej 34 km do të mundësojë që udhëtimi nga Tirana drejt Sarandës të zgjasë vetëm 3 orë.