Rozë

Roberti dhe e dashura nisin pushimet shumë larg/ Kanë shkuar në kontinent tjetër

Këngëtari dhe tashmë prezantuesi i njohur, Robert Berisha, prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me modelen Laureta Maqedonci.

Robert Berisha shoqërohet nga e dashura e tij e re në intervista televizive

Çifti, të cilët bënë publike lidhjen muaj më parë, momentalisht ndodhen në pushime. Dhe si destinacion kanë zgjedhur një vend të veçantë të quajtur Tulum, i cili gjendet në Meksikë.

Ka qenë autori i “Robi plaket kur don vetë” që ka shpërndarë disa imazhe përkrah partneres në InstaStory. Ata duket se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Berisha më parë ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur të skenës, Nora Istrefi. Me krijuesen e hitit “Anna” kanë bashkë një vajzë të quajtur, Renee.

Robert Berisha dhe e dashura e tij nisin punimet, zbulohet destinacioni! –  Revista Bordo

MË TË LEXUARAT

To Top