Rozë

Do të bëhet nënë e një djali së shpejti/ Dojna Mema: Nuk më pëlqejnë dasmat, Vlashentit po

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pritet të bëhen prindër të një djali së shpejti. Moderatorja ka qenë në kopertinën e revistës Who, ku dhe ka folur për planet e saj, shtatzëninë por edhe martesën, ndonse diskrete përsa i përket emrit, Dojna ka treguar se nuk i pëlqen të bëj dasmë, dhe ka një arsye të fortë për këtë:

“Vlashenti mbaron për dasma, unë më pak sepse vallezoj skandal, nëse ke dëshirë të më vësh në siklet, më fto në valle jam e aftë të shkatërroj çdo rreth e çdo pogonishte në 30 sekonda.

Kështu që përfitova nga rasti që isha shtatzënë dhe e përdora si pretekst për të mos bërë dasmë, jam e sigurt që nuk do i shpëtoj gjatë, kështu që vitin tjetër mund të shtojmë një datë të “Za Fest” e cila do të ishte dasma jonë.”- ka thënë moderatorja.

MË TË LEXUARAT

To Top