Fytyrat publike gjithmonë marrin komente të ndryshme nga fansat, por ka edhe të tillë të cilët ofendojnë rëndë paraqitjet e artistëve.
Me një rast të ngjashëm është përballur edhe këngëtarja shqiptare, Rozana Radi. Përmes disa “Instastory” theksoi se lumi i komenteve paragjykuese dhe negative për gratë vijnë më së shumti nga vetë gratë.
“Nëse dua të bëjë diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të showbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse dilni pa rroba’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë.
Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to. Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, tha ajo.