Shkupi është ndër të paktat skuadra shqiptarevë po mban lart flamurin në Evropë. Pasi kaluan turin e parë të Champions League, bardhekaltrit u ndalën në turin e dytë nga Dinamo Zagrebit.
Tani skuadra nga Çairi, do të luajë shanset e kualifikimi në “Todor Proeski” përballë Shamrock Rovers në raundin e tretë të Europa League-s, ndeshje e cila do të transmetohet “live” në SuperSport.
Pavarësisht se kampionët u mposht në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, trajneri Goce Sedloski ende shpreson te kualifikimi.
Tekniku u shpreh se ekipi është 100 % i fokusuar në ndeshjen e kthimit përballë irlandezëve, me synimin për të arritur kualifikimin. Gjithashtu, maqedonasi shprehu keqardhjen për mënyrën sesi ekipi i pranoi golat në ndeshjen e parë, por tani fokusi kryesor për teknikun është vetëm ndeshja e kthimit.
Në përfundim, 48-vjeçari nuk harroi t’i bënte thirrje “lojtarit të dymbëdhjetë”, pasi pa tifozët e zja rrtë të Shkupit, “Shvercerat”, arritja e kualifikimit do të jetë e pamundur.
Ekipi i shqiptarëve do të synojë kalimin e turit të tretë të Europa League-s dhe në rast kualifikimi Shkupi do të siguronte grupet e Conference League-s, duke bërë historinë. Gjithashtu aventura europiane nuk do të ndalet me kaq, pasi kampionët e kanë të sigurt fazën “play off” të Conference League-s. Shkupi është gati për të shkruar historinë me mbështetjen e zj arrtë të tifozëve bardhekaltër.