Fitore! “House of Zana” ka fituar be tejën ligjore kundër gjigandit të modës “Zara”. Lajmi u bë me dije dje, nga vetë pronarja e biznesit të vogël, Amber Kotrri.
E gjitha nisi pasi Zara bëri kërkesë ligjore për ndryshimin e emrit të dyqanit me pretendimin se klientët mund të konfuzoheshin me degëzimin e tyre të biznesit House of Zara, që shet orendi shtëpiake. Por Kotrri, nga Darlington, e cila mori mbështetje nga e gjithë bota për bet ejen e saj kundër Zarës, e kundërshtoi. Ndaj dhe e ka njoftuar vetë lajmin e mirë në rrjetet sociale.
“Ia dolëm. Faleminderit të gjithëve për të gjithë mbështetjen tuaj. Të gjitha fjalët e forta, ata që nënshkruan peticionin tonë, ndanë lajmin dhe të gjitha mediave që mbuluan këtë histori. Të gjithë më dhatë guximin e nevojshëm për të përballur gjigantët e modës Zara dhe unë do t’ju jem përgjithmonë mirënjohës për të gjithë ju. NE FITUAM!! Me kaq shumë dashuri nga Amber xxx,”-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.
Anglezja Ambër Kotrri, e martuar me një djalë shqiptar nuk hoqi dorë nga emri që kishte vendosur për biznesin e saj, një emër shqip që për të kishte një rëndësi të veçantë.
“House of Zana ka lindur në Shqipëri dhe për mua ka shumë kuptim”, tha asokohe Amber Kotrri. Në prill kudo në mediat britanike flitej për betejën ligjore mes House of Zana dhe Zarës.
Kotrri mori mbështetjen e shumë bizneseve në të gjithë botën ku dhe u krijua një peticion për të mbrojtur House of Zana. Tani që marka e saj do vazhdojë me të njëjtin emër, plus marketingt që ka fituar që pas publikimit të denoncimit./Dailymail