Rozë

”I kam ftuar në emision po s’kanë ardhur’/ Liberta Spahiu: Dua t’i kem shok ish-të dashurit

Liberta Spahiun e kemi parë gjithmonë t’i bëjë pyetjeve të ftuarve, por së fundmi në “Prive Reality”, ishte vetë ajo që u pyet gjatë një loje. “Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?”, ishte pyetja të cilës Liberta duhej t’i përgjigjej.

'Do doja t'i kisha ish-at shokë. I kam ftuar edhe në

Moderatorja i habiti të gjithë duke thënë se do e kalonte një javë me të gjithë pasi nuk është ndarë keq. Madje do donte t’i kishte ende shokë. Ajo zbuloi se i ka ftuar dhe në emision, por nuk i kanë ardhur.

“Unë si unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.” Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë”, tha moderatorja.

Më pas të ftuarit e saj e vunë në siklet duke këmbëngulur që ajo të thoshte një emër. Liberta tha thjesht: “Se njihni…”– pa zbuluar se për kë e kishte. Më tej ajo shtoi: “Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emsion por më kanë ardhur kurrë.”

'Do doja t'i kisha ish-at shokë. I kam ftuar edhe në

MË TË LEXUARAT

To Top