Ditën e enjte, në vend sërish do të ketë ndikim të rrymave ajrore të paqendrueshme në mesditë. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta e mesatare, të cilat do të marrin zhvillim kryesisht në lindje e juglindje.
Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.
Sipas SHMU era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.
Valëzimi në dete i forcës 3 ballë
Temperaturat parashikohen:
Advertisements
në zona malore 15 deri 29°C
në zona e ulëta 17 deri 35°C
në zona bregdetare 20 deri 33°C