Lajme

Në Gjermani fermerët do të marrin gjoba për bajgat e lopëve, ja si funksionon

Max von Elverfeldt, kryetar i “Familienbetriebe Land und Forst” (FABLF) akuz on autoritetet për arsyetime ideologjike dhe joshkencore. Ai tha për “BILD”: “Nëse Agjencia Federale e Mjedisit i demonizon lopët si dëmtuese të klimës, ajo nuk e meriton emrin e saj.

Blegtoria është një degë e rëndësishme e ekonomisë në Gjermani. Fermerët në Gjermani na ushqejnë me shekuj dhe gjithmonë kanë mbajtur bagëti qumështore. Lopët sigurojnë qumësht, mish dhe lëkurë, gjëra që na duhen dëshpërimisht”.

Më parë, fermerët e lirë në Gjermani e kishin kritikuar masivisht drejtuesin e Agjencisë Federale të Mjedisit. Siç është raportuar, kreu i këtij institucioni shtetëror, Messner, sugjeroi taksë CO₂ për pordhët e lopëve, duke e konsideruar si “një ide logjike”. I pranishëm në podcast-in “Jung & Naiv”, ai këmbënguli se bujqësia mund të detyrohet patjetër të paguajë taksë për emetimet e saj të CO₂.

Kreu i fermerëve, Elverfeldt, po ak uzon tani drejtuesin e “FABLF” se është pjesë e një fushate ideologjike kundër fermerëve vendas. Sipas tij, ideologët e klimës duan të d ëmtojnë rrënjësisht lopët dhe bujqësinë tradicionale:

“Kjo do të thotë se rreth 3.5 milionë hektarë në mbarë vendin do të dilnin plotësisht jashtë përdorimit, diçka me pasoja shkatërruese, – vazhdoi kryetari i “FABLF”. – Politikanët heshtin për këtë. Ndalimi i plotë i përdorimit rrezikon 300.000 vende pune përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës së drurit, d.m.th. nga punëtorët e pyjeve deri te fabrikat e sharrave dhe industria e letrës”.

Ai paralajmëron: “Ndalimi i përdorimit vë në pikëpyetje furnizimin e pavarur me ushqim dhe dru. Sipas llogaritjeve shkencore, ne në Gjermani do të humbasim një kapacitet ruajtës prej 20 milionë tonë CO₂ në pyll, nëse zbatohen planet e BE-së, të cilat na duhen për të arritur objektivin 1.5 gradë deri në vitin 2050.

Kushdo që dëshiron të vendosë një taksë klimatike për pordhën dhe bajgën e lopëve, po takson vetë jetën. Ku duhet të përfundojë kjo çmenduri klimatike? Pra, çfarë është më pas në tryezë? Një taksë kundër aromës së pelenave të foshnjave apo një taksë e përgjithshme për ajrin e përdorur?!”

MË TË LEXUARAT

To Top