Rozë

(Foto) E tregoi se ishte në lidhje, Albi që ishte në ‘Për’puthen’ është fejuar

Ish konkurreni i ‘Për’puthen’ Albi Dhima është fejuar dhe ka publikuar foto nga ceremonia në rrjetet sociale ku shfaqet me partneren pak javë pasi konfirmoi lidhjen e tyre.

Image

Në foto shihet një ambient i zbukuruar me lule të bardha dhe një tabelë ku shkruhet: “Fejesa e Albit dhe Hyries”.

Ai konfirmoi pak javë më parë lidhjen e dashurisë për të cilën kishte muaj që përflitej. Ai fillimisht publikoi një postim në Instagram ku shihet me të në aeroport duke ia mbuloi portretin me një emoji.

Më pas, ai ka publikuar një foto romatike ku shihet përkrah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Edhe pse identitetin vajzës ai ka vendosur mos ta bëjë publik, ai nuk ia ka fshehur më portretin.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top