Ish-Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një deklarate për shtyp i është përgjigjur kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, lidhur me deklaratet e djeshme, ku tha se në shtator do të miratohen të gjitha ndryshimet për të rishikuar certifikatën e pastërtisë, pas debateve për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Ai iu përgjigj Ballës me nota humori, duke ironizuar se parlamenti mund të mblidhet që sot. Gjithashtu ish-kreu i shtetit a kuzoi Ballën se në kohën kur Meta ishte president, kreu i grupit të PS-së ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje për një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.
Meta u shpreh se letrat janë manipuluar nga bashkëpunori i Sigurimit,N.L dhe ish-shikasi A.H, teksa më tej paralajmëroi se në shtator do të punojnë për të pasur qeveri teknike.
“Në shtator do punojmë për qeveri teknike. Sepse duhet ti dalim për zot edhe cështjes së negociatave sepse nuk ka shans që të bëhet një hap përpara me këtë qeveri. Parlamenti të mblidhet që tani, meqënëse ishte tromaksur edhe zonja Lindita e Parlamentit.