Ditën e djeshme u raportua i z hd ukur në ujërat e lumit Seman, një i mitur 14 vjeçar. Ky i fundit kishte dalë për peshkim, por më pas ka humbur gjurmët.
Për 24 orë p ol icia dhe banorët kërkuan për gjetjen e djalit, teksa sot u konstatua por pa shenja jete. I mituri vinte nga një familje me probleme ekonomike.
Djali i familjes Sako dilte për të peshkuar për shkak të varfërisë.
Pas ngjarjes ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit i cili thotë se babai i tyre ka ndërruar jetë dhe se familja mbahet nga nëna.
“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mby tur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.