Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar me aktorin e njohur të humorit Albano Bogdo.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sipas Metës, takimi ka pasur edhe kritika.
“Kënaqësi kur dëgjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë.
Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik”, shkruan Meta.