Lajme

Dy motrat e Florind Balliut kërkojnë ndihmën e shqiptarëve/ Duhen 50 mijë euro të marrin kujdestarinë e dy fëmijëve

Dy motrat e Florind Balliut, i cili d ysh ohet se është hedhur së bashku me gruan e tij, kanë hapur një adresë në “Gofundme”, në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin para me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve.

“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan.

Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.

Ndërkohë mësohet se shqiptarët anembanë botës i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje dhe në pak orë janë mbledhur 30 mijë dollarë, nga 50 mijë dollarë. Me siguri që shuma do mblidhet për punë ditësh.

MË TË LEXUARAT

To Top