Lajme

Vazhdojnë reshjet e dendura të shiut në Tiranë/ Nesër dhe të dielën parashikohet të jetë edhe më keq

Reshje të dendura shiu kanë “p ushtuar” në mesditë disa pjesë të Tiranës, pas një kohe të gjatë ku kanë mbizotëruar temperaturat e larta dhe thatësira.

Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera verore. Moti përgjithësisht do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.

Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet mëngjesin e së shtunës. Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar.

Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës. Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e përkohësisht e vrullshme në momentet me reshje. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Kjo situatë, do të sjellë rënie temperaturash, duke çliruar disi njerëzit nga vapa e madhe që ka qenë deri më sot, por që është normale për gushtin.

MË TË LEXUARAT

To Top