Rozë

Dikur ishin të dashur/ Ky është takimi i ngrohtë i Dua Lipas me Ledri Vulën

Javën e kaluar për katër netë me radhë në parkun e Gërmisë në Prishtinë u mbajt festivali “Sunny Hill” ku performuan artistë të ndryshëm. Ndër artistët që performuan ishte edhe Ledri Vula, i cili para disa vitesh ishte në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën.

Ledri Vula dhe Dua Lipa takohen në Amerikë - Gazeta Express

Së fundmi në rrjete sociale është publikuar një video e dyshes, ku shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin teksa bisedojnë.

Kujtojmë që para pak kohësh, gruaja e Ledrit, blogerja Sara Hoxha ka folur rreth komenteve që shpeshherë i bëjnë ndjekësit për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, ishte shprehur Sara.

Të dashurit e Dua Lipës ndër vite: Nga Ledri Vula te Anwar Hadid

MË TË LEXUARAT

To Top