Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, këto ditë ndodhet në Ibiza të Spanjës për pushime.
Ajo atje ka pasur rastin të ndjekë nga afër një koncert të një prej emrave më të famshëm botërorë të muzikës elektronike.
Maliqi ka shijuar një mbrëmje muzikore nën ritmet e DJ-it të famshëm botëror, Kygo, emri i vërtetë i të cilit është Kyrre Gørvell-Dahll.
Madje në prapaskenë, Jonida e ka takuar edhe nga afër DJ-in e famshëm, me të cilin ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.