Lajme

Kudo po rriten çmimet, por në Shqipëri gruri derdhet mes rrugës dhe e mbledhin me lopata

Normalizohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, pas ak sidentit që përfshiu një kamion të ngarkuar me grurë. Shoferi dyshohet se humbi kontrollin duke shkaktuar përmbysjen e kamionit dhe derdhjen e ngarkesës me grurë në të dyja krahët e autostradës, çka shkaktoi edhe rëndimin e trafikut.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë të mundur zhbllokimin e rrugës pak minuta më parë, duke mbledhur grurin me lopata dhe ekskavatorë.

Por ajo që vihet re, shihet se si mjetet e tjera që kalojnë në rrugë nuk e kanë aspak problem që të “shkelin” mbi grurin e derdhur, edhe pse çdo ditë ankohemi për rritjen e çmimit të miellit dhe nënprodukteve të tij.

Ajo që bën edhe më shumë përshtypje është që forcat e pol icisë të cilat kanë për detyrë ruajtjen e sigurisë rrugore, por jo vetëm, në vend që të ngrinin postobllok dhe të ndalonin mjetet e tjera të kalonin mbi grurë, i kalojnë edhe vetë me mjetin e tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top